Kosova

Për 16 ditë, në Kosovë u ndanë 15 mijë gjoba

Gjoba deri në 1000 euro ishin ndarë në gjashtë shkelje të rregullave, ndërsa gjoba për gjykatë ishin 856 raste

Për 16 ditët e para të vitit 2018, Policia e Kosovës ka ndarë më shumë se 15 mijë gjoba për shkelësit e rregullave në trafik.

Policia e Kosovës thotë se do të vazhdojë me aktivitete të shtuara në zbatimin e ligjeve të fushës së trafikut rrugor, shkruan Albinfo.ch.

Sipas një njoftimi nga policia, janë ndarë 15092 gjoba në total, me 14230 prej tyre që ishin gjoba deri në vlerën e 500 eurove. Gjoba deri në 1000 euro ishin ndarë në gjashtë shkelje të rregullave, ndërsa gjoba për gjykatë ishin 856 raste.

Në ditët e para të 2018-s, policia ua ka ndaluar 214 njerëzve ngasjen e mjeteve motorike prej 3 e më shumë muajsh.