Shqipëria
Për çështjen e Teatrit Kombëtar, Veliaj takon artistët
Një ditë pasi presidenti Ilir Meta iu bëri thirrje Ramës e Veliajt që të marrin seriozisht kërkesat e artistëve, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka mbajtur një takim me artistët, ku kanë diskutuar për projektin e Teatrit Kombëtar që është kthyer në një “mollë” sherri mes tyre.
Veliaj u shpreh se gjendja aktuale e Teatrit është e mjerueshme. Ai e krahasoi situatën me atë të Pazarit të Ri, duke thënë se atje kishte pasur edhe kërcënime me jetë, por tashmë shtoi ai janë të gjithë të kënaqur, përcjell albinfo.ch.
“Sa u përket vlerave arkitekturore, situata ku është sot Teatri Kombëtar, të mos e ekzagjeroj që është siç gjetëm situatën te Pazari i Ri. Përtej vlerave historike, kjo ndërtesë nuk përmbush asnjë kusht për të qenë Teatër Kombëtar. Gjendja është me kushte të mjerueshme”, ka thënë ai.
Veliaj ka kërkuar që të caktojnë një përfaqësues nga artistët që të rishikojnë projektin së bashku me arkitektin që kështu të gjendet një zgjidhje. Aktori i mirënjohur, Robert Ndrenika, ka thënë se edhe Veliaj është gënjyer.
“Edhe ky kompleksi ynë, me dy godina, me të marangozëve dhe oborrit, se është monument kulture, mund të riparohet dhe të dalë gjë e shkëlqyer jo me 30 milionë euro, të kanë gënjyer zoti Erjon, pavarësisht se the 4-5-fish, maksimumi vlen 10 milionë euro ai që duhet të bëjmë”, ka thënë Ndrenika.
Ndërsa aktori tjetër, Reshat Arbana, i ka thënë Veliajt që ai ka 27 vjet që ka ikur nga teatri, por ka shtuar se ai duhet të mbetet aty. “I lutem Bashkisë t’ia lërë teatrit, të bëhet për së mbari, nuk jam dakord që duhen 1 milion dollarë, nuk është e vërtetë, dimensionet e atij teatri janë dhjetë me dhjetë, e kemi parë si është katandisur, le të mendojnë specialistët, a bëhet teatër i ri komplet, nuk e di, as nuk e di vlerën se sa mund të shkojë, por lërja territorin e teatrit Tiranës”, ka theksuar ai.
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Zvicra do të forcojë sigurinë në qendrat e azilit Qeveria zvicerane i ka dërguar parlamentit propozime për të forcuar sigurinë në qendrat e azilit. Lëvizja...
-
Sa aktivë janë spiunët kinezë në Zvicër?
-
Aeroporti i Bazelit evakuohet për arsye sigurie
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta
-
Pse 1 maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?