Sport

Për fansat e ‘Nati’, këtu mund të marrin autograme nga Xhaka, Shaqiri & Co

Në fakt është një mini-kamp nga e marta deri të premten mbasdite – por nga 15 yjet helvetë, të cilët janë thirrur nga trajneri Vladimir Petkovic drejt Feusisberg SZ, 13 ose 14 do ftohen për në Rusi 2018, shkruan blick.ch.

Për fansat e Zvicrës gjermanofone, është mundësia e fundit që të shikojnë të dashurit e tyre nga afër. Shaqiri, Xhaka, Sommer & Co. stërviten të martën (17 ora), e mërkurë (10 dhe 17 ora) dhe e enjte (10 ora) në vendin sportiv Chrummen në Freienbach SZ. Inklusive janë edhe autogramet, përcjell albinfo.ch.

Konkretisht të 15 lojtarët janë: Sommer, Bürki, Mvogo, Elvedi, Akanji, Xhaka, Zakaria, Gelson dhe Edimilson Fernandes, Shaqiri, Embolo, Mehmedi, Zuber, Seferovic dhe Drmic.

Tani janë ftuar 28 lojtarë, ndërsa pas përballjes miqësore kundër Spanjës, Petkovic duhet ta reduktojë kombëtaren në 23 lojtarë. Në 17 qershor është ndeshja e parë kundër Brazilit.