Kosova

Për festë, policia shqiptoi më pak gjoba në Kosovë

Policia e Kosovës është treguar më tolerante për pjesëmarrësit në trafik gjatë ditëve të festës për 10-vjetorin e pavarësisë.

Teksa zakonisht, brenda ditës policia po shqipton rreth një mijë gjoba, të shtunën dhe të dielën janë gjobitur 860 persona, shkruan RTK.

Të shtunën, në përvjetorin e dhjetë të pavarësisë janë gjobitur 312 qytetarë për shkelje të rregullave, ndërsa të dielën 548.