Bota

Për një orë fitojnë 51 euro, parajsë për punëtorët

Të dhënat për pagat dhe sa është paguar një orë pune tregon hendekun në Bashkimin Evropian (BE).

Kjo mund të shihet në lëvizjen e punës nga disa vende të tjera, përcjell albinfo.ch.

Norvegjia shënon rekord, atje për një orë punëtorët fitojnë 51.2 euro.

Në Rumani, për të njëjtën punë marrin 5 euro, në Lituani 6.8 dhe 7.1 në Letoni, në Hungari dhe Poloni 7.5, respektivisht 8.6 euro.

Në Belgjikë fitohet për një orë 39.1 euro, në Luksemburg 36.2, në Suedi 37.4 euro dhe në Irlandë paguahet 30 euro në orë.

Punëtori në Gjermani merr pesë herë më shumë se punëtori në Kroaci, i cili fiton në 9.6 euro.