Lajme

Për sa banorë është shtuar Shqipëria?

Në fillim të këtij viti numri i banorëve në Shqipëri arriti në 2.88 milionë banorë, duke u rritur për herë të parë që nga viti 2001. Krahasuar me një vit më parë, vendi u rrit me 1 mijë banorë, sipas publikimit të fundit të Institutit të Statistikave, raportojnë mediat në Tiranë, përcjell albinfo.ch. Në 1 […]

Në fillim të këtij viti numri i banorëve në Shqipëri arriti në 2.88 milionë banorë, duke u rritur për herë të parë që nga viti 2001.
Krahasuar me një vit më parë, vendi u rrit me 1 mijë banorë, sipas publikimit të fundit të Institutit të Statistikave, raportojnë mediat në Tiranë, përcjell albinfo.ch.

Në 1 janar 2017 popullsia banuese e Shqipërisë përllogaritet 2.876.591 banorë. Për herë të parë pas 16 vjetësh, shtimi natyror i popullsisë u rrit me ritme më të shpejta se migracioni, duke rezultuar në një rritje të lehtë të popullsisë banuese në vend.
Sipas abcnews, INSTAT vëren se numri i emigrantëve zbriti në 33 mijë vitin e kaluar, nga 41 mijë që ishte më 2015, ndërsa pati një rritje të lehtë të emigrantëve të kthyer në vend.

Raporti i INSTAT-it tregon se vitin e kaluar lindën rreth 32 mijë foshnja, ndërsa kanë vdekur rreth 21 mijë persona, duke bërë që shtesa natyrore e popullsisë të ishte rreth 11 mijë persona.

Prej vitit 2010 vihet re ulje e numrit të lindjeve dhe rritja e jetëgjatësisë po bën që të moshuarit të kenë peshë më të madhe në popullsi. Mosha mesatare e popullsisë u rrit nga 34 vjeç më 2015, në 35 vjeç më 2016.

Një përmirësim të lehtë ka edhe raporti gjinor i lindjeve që ka kaluar nga 102.7 në 102.5 meshkuj, për 100 femra të lindura.