Maqedonia

Për shkak të mjegullës u anuluan shumë fluturime në Shkup

Mjegulla e cila e përfshiu rajonin e Shkupit shkaktoi probleme në komunikacionin ajror, raportojnë mediat vendase, njëra ndër to edhe ‘Zhurnal’.

Një pjesë e fluturimeve në aeroportin e Shkupit janë anuluar, ndërsa një pjesë ishin riorientuar në aeroportin e Ohrit dhe në Prishtinë, përcjell albinfo.ch.

Sipas informacioneve të publikuara në uebfaqen e aeroportit të Shkupit, janë anuluar fluturimet për Stamboll, Vjenë, Bazel, Budapest dhe Dubai, ndërsa janë realizuar vetëm fluturimet për në Lubjanë dhe Dortmund.

Fluturimet nga Dubai, Bazeli, Londra dhe Budapesti janë riorientuar drejt Ohrit dhe Prishtinës.

Në aeroportin e Shkupit kanë ateruar vetëm aeroplanët nga Lubjana, ndërsa janë anuluar fluturimet nga Stambolli dhe Vjena.