AUTOTECH

Për shkak të një defekti, Ford tërheq 1.4 milion vetura nga tregu

Modelet e prekura janë Ford Fusion dhe Lincoln MKZ, të dyja modelet i përkasin viteve 2014-2018

Për shkak të një defekti në timonin drejtues, Ford është duke tërhequr 1.4 milion vetura nge tregu.

Timoni mund të bëhet i lirë dhe madje edhe të dali gjatë kohës kur vetura është në lëvizje.

Prodhuesi i veturave ka deklaruar se bulonat e timonit mund të lirohen me kalimin e kohës. Kompania është në dijeni të dy aksidenteve dhe një dëmtimi që mund të jenë shkaktuar nga ky problem, përcjell albinfo.ch.

Modelet e prekura janë Ford Fusion dhe Lincoln MKZ, të dyja modelet i përkasin viteve 2014-2018.

Vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke u tërhequr mbi 1.3 milion vetura. Pjesa tjetër janë në Kanada dhe Meksikë.