Autotech

Për herë të parë, droni shpëton dy njerëz nga mbytja në ujë

“Kurrë më parë një dron nuk është përshtatur me një pajisje për notim që të shpëtojë notarët”, ka thënë John Barilaro, zëvendëskryeministër i vendit

Dy adoleshentë janë shpëtuar nga një dron shpëtues i ri në Australi, teksa ekipi shpëtues ishte duke u trajnuar të përdorte pajisjen.

Notarët, 15 dhe 17 vjeçare, kishin probleme që të dilnin nga uji në New South Wales, ndërsa u vëuë re nga një qytetar rreth 700 metra larg në det të hapur, transmeton Albinfo.ch.

Ekipi shpëtues menjëherë nisi dronin dhe të dy arritën të shpëtonin sigurt.

“Kurrë më parë një dron nuk është përshtatur me një pajisje për notim që të shpëtojë notarët”, ka thënë John Barilaro, zëvendëskryeministër i vendit.

Mbikëqyrësi i ekipit shpëtues Jai Sheridan, i cili edhe pilotoi pajisje, ka thënë se kjo eksperiencë është e mahnitshme. Sipas tij e gjithë kjo procedurë zgjati vetëm një minutë ose dy, ndërsa po të nisej në alternativën e përparshme do të duhej tre herë më shumë kohë.

Edhe kamera e dronit incizoi gjithë situatën.

Në dhjetor të vitit të shkuar, qeveria e New South Wales investoi 430 mijë dollarë në dronat notues.