Shkurt.ch
Për të shpëtuar të bijën, u dorëzon pengmarrësve 30 milionë frangat që i transportonte
Policia ndërkohë ka vërtetuar se transportuesi i të hollave është plaçkitur në tërësi por nuk e jep shumën e të hollave që ka qenë aty. Ndërsa mediet franceze flasin për një shumë në mes 20 dhe 30 milionë frangash
Një shtetas francez i cili punonte si shofer i një makine për transportim të parave për një firmë zvicerane ndërsa banonte në Annemasse të Francës (në kufi me Zvicrën) është sulmuar nga tre persona të maskuar, me ç`rast i është grabitur e gjithë shuma e të hollave që ai po e transportonte.
Por ajo që i paraprin këtij sulmi është se francezit në fjalë i ishte rrëmbyer e bija në Francë dhe rrëmbyesit e kishin mbajtur atë peng duke e kushtëzuar me dorëzimin e parave, njofton policia e Kantonit Vaud.
Ende shumë hollësi rreth këtij sulmi ose rrëmbimi dhe pengmbajtjeje mbeten të paqarta, shkruajnë mediet franceze dhe ato zvicerane.
Policia ndërkohë ka vërtetuar se transportuesi i të hollave është plaçkitur në tërësi por nuk e jep shumën e të hollave që ka qenë aty, transmeton albinfo.ch. Ndërsa mediet franceze flasin për një shumë në mes 20 dhe 30 milionë frangash.
Askush nuk ka pësuar lëndime, si gjatë pengmarrjes ashtu edhe gjatë sulmit. E bija e transportuesit të parave është gjetur e shokuar, natën e të enjtes buzë rrugës në komunën Tramoyes në lindje të Lionit. Ajo u ka deklaruar policëve se është rrëmbyer në konviktin e studentëve nga dy burra të cilët janë prezantuar si punëtorë të usjësjellësit.
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës në këtë shtet Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dy trena janë bllokuar në tunelin midis dy stacioneve Të mërkurën në mëngjes pati një ndërprerje në trafikun hekurudhor midis Cyrih-Hardbrücke dhe Cyrih-Oerlikon....
-
Zvicër: Ndërrimi i motit shqetëson bletarët
-
Bankat zvicerane kërkojnë më pak staf
-
Thun dëshiron të ulë taksat
-
Tonelata naftë derdhen në liqenin e Zug-ut