Kosova

Për vdekjet në QKUK kërkohet interpelancë në Kuvend

“Kjo tragjedi vuri në pah edhe një çështje tjetër, që institucionet tona pacientëve janë duke u ofruar barna të kontrabanduara nga institucione të palicencuara

Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë thotë se është shumë e shqetësuar me gjendjen e krijuar në QKUK pas rasteve të 4 vdekjeve të dyshimta.

Shoqata kërkon nga ministri i Shëndetësisë të pezullojë personat përgjegjës për kontraktimin e këtyre barnave dhe produkteve mjekësore deri në sqarimin e tyre nga Prokuroria e Shtetit në një afat sa më të shpejtë. Kjo shoqatë kërkon nga deputetët të angazhohen për thirrjen e një interpelance, për të diskutuar vdekjet serike të pacientëve në spitalet tona.

“Kjo tragjedi që ndodhi dhe po ndodh, vuri në pah edhe një çështje tjetër, që institucionet tona pacientëve janë duke u ofruar barna të kontrabanduara nga institucione të palicencuara. Edhe nëse nuk ka një lidhje kauzale në mes të gazit dhe vdekjeve të pacientëve, është e mjaftueshme që institucionet kanë hyrë në marrëdhënie  kontraktuale me kompani të palicencuara”, thuhet në reagim.