Sport
Përballja vendimtare për Zvicrën
Zvicra ka qenë perfekte në këto kualifikime, duke shënuar nëntë fitore nga ndeshje të zhvilluara dhe ka tri pikë më shumë se kampionia e Evropës, të cilën e kishte mundur 2:0
Përfaqësuesja e Zvicrës sonte do të luajë ndeshjen vendimtare në kualifikimet për Kampionatin Botëror “Rusia 2018”, shkruan albinfo.ch.
Zvicra është mysafire e Portugalisë në Lisbonë, ku do të vendoset se kush do të kualifikohet direkt në Botëror e kush do të mbetet në “Play-off”. Ndeshja zhvillohet nga ora 20:45.
Zvicra ka qenë perfekte në këto kualifikime, duke shënuar nëntë fitore nga ndeshje të zhvilluara dhe ka tri pikë më shumë se kampionia e Evropës, të cilën e kishte mundur 2:0.
Zviceranëve ju përshtatet edhe barazimi ose humbja me një gol dallim për t’u kualifikuar në Botëror, derisa Ronaldo me shokë do të japin maksimumin për të shkuar në Rusi.
Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka dhe Blerim Xhemaili pritet të nisin ndeshjen nga fillimi për Zvicrën.
E-Diaspora
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik” Gazeta "Die Presse" shkruan mbi librin më të ri të Lea Ypit "Die Architektonik der...
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
-
Interi, kampion, me futbollistin shqiptar Asllani: Nuk mund të kërkoja diçka më mirë
-
Evropë
Washington Post shkruan për zërin e sopranos shqiptare Ana Naqe