Bota

Përdorimi i e-cigareve te të rinjtë shpien në pirjen e duhanit më vonë

Përdorimi i cigareve elektronike nga të rinjtë lidhet fuqishëm me pirjen e duhanit më vonë, sipas rezultateve të një studimi të madh të kryer së fundmi.

“Cigaret elektronike do të ndihmojnë të rinormalizohet pirja e duhanit”, ka thënë një nga hulumtuesit, David Hammond nga Universiteti i Waterloo në Ontario të Kanadasë.

Studimi i publikuar në CMAJ (Canadian Medical Association Journal) ka përfshirë 44163 nxënës nga dy provinca kanadeze.

Hulumtuesit kanë monitoruar nxënësit nga përdorimi i e-cigareve, në fazën e parë vitet 2013-14, dhe në fazën e dytë 2014-15, transmeton Albinfo.ch.

Ata klasifikuan nxënësit në gjashtë kategori – duhanpirës të rregullt aktualisht, duhanpirës me raste, grupi që ka lënë duhanin, duhanpirës eksperimentalë, duhanpirës dhe ata që s’kanë provuar kurrë pirjen e duhanit.

Te nxënësit që u përfshinë në dy fazat e studimit, të rinjtë që përdornin cigaret elektronike në 30 ditët e para të studimit, shumë prej tyre kanë kaluar në duhan dhe e kanë vazhduar pirjen e tij edhe një vit pas. Ata gjetën se të rinjtë që kishin përdorur cigare elektronike në intervistën e parë për 112 për qind ishin më shumë në gjendje që të pinin duhan, në krahasim me ata që s’kishin pirë cigare elektronike.

Shkencëtarët nuk kanë gjetur lidhjet përse një person kalon nga cigarja elektronike te pirja e duhanit.