Maqedonia

Përfaqësuesja e Be-së e lumtur për marrëvjeshjen e nënshkruar mes Maqedonisë dhe Greqisë

Është nënshkruar marrëveshja për emrin mes Maqedonisë dhe Greqisë, gjatë ditës së sotme.

Përfaqësuesja e lartë e Bashkmit Europian, Federika Mogherini, ka thënë se kjo datë është historike për të dyja vendet, shkruajnë mediat maqedonase, përcjell Albinfo.ch.

Mogherini ka theksuar se “të dyja palët kanë bërë krenarë europianët me zgjedhjen e kësaj çështjeje”.

Ajo ka shtuar se beson që marrëveshja mes Maqedonisë dhe Greqisë, do të jetë frymëzim që shumica në rajon të ndërmarrin hapa të guximshëm.