Sport

Përfundon sezoni i shqiptarëve në Angli

Granit Xhaka, Shkodran Mustafi, Xherdan Shaqiri, Valon Behrami dhe Adnan Januzaj përfunduan edicionin në kampionatin anglez

Ka përfunduar edicioni 2016-17 në Premierligën angleze, ku këtë edicion janë paraqitur një numër i konsiderueshëm i futbollistëve shqiptarë. Albinfo ju sjell rezultatet e tyre për këtë edicion.

 

Ky sezon ishte i parë në Angli për Granit Xhakën dhe Shkodran Mustafin, që u blen nga Arsenali. Skuadra e tyre nuk arriti të hyjë në Ligën e Kampionëve, por dy futbollistët shqiptarë treguan paraqitje mjaft të mira.

 

Xherdan Shaqiri kaloi një vit me lëndime, por edhe me gola të bukur në Stoke City. Ai edhe këtë edicion fitoi çmimin e golit të vitit në skuadrën e tij që përfundoi në vendin e 11-të.

 

Valon Behrami me Watfordin shpëtuan për të mos rënë nga elita dhe u renditën në vendin e 18-të. Ky si duket ishte edicioni i fundit për Behramin në Angli.

 

I fundit është Adnan Januzaj, ashtu si edhe renditja e tij me Sunderlandin. Futbollisti që zgjodhi Belgjikën për të përfaqësuar nuk la gjurmë në ‘Macet e Zeza’, që këtë sezon ishin skuadra më e dobët në Angli, duke përfunduar në vendin e 20-të.