Uncategorized

Përfundon Superliga zvicerane, Baseli e mbyll me fitore

Basel kohë më parë kishte siguruar titullin, derisa e mbylli kampionatin me fitore ndaj St. Gallenit 4:1. Në xhiron e fundit nuk shënuan futbollistët shqiptarë, por kanë lënë shumë gjurmë në këtë kampionat

Me takimet që u mbyllën pak çaste më parë ka përfunduar edicioni i sivjetmë në Superligën zvicerane, shkruan albinfo.ch.

Basel kohë më parë kishte siguruar titullin, derisa e mbylli kampionatin me fitore ndaj St. Gallenit 4:1. Në xhiron e fundit nuk shënuan futbollistët shqiptarë, por kanë lënë shumë gjurmë në këtë kampionat.

Young Boys e dyta do të luajë në kualifikimet e Ligës së Kampionëve, kurse Lugano do të luajë direkt në grupet e Ligës së Evropës, kurse në kualifikime do të jenë Sioni dhe Luzerni.

Vaduzi ka rënë nga Liga, derisa Zurich rikthehet pas një viti në Ligën e Parë.

 

Tabela

  1. Basel 36 86
  2. Young Boys 36 69
  3. Lugano 36 53
  4. Sion 36 51
  5. Luzern 36 50
  6. Thun 36 45
  7. St. Gallen 36 41
  8. Grasshopper 36 38
  9. Lausanne 36 35
  10. Vaduz 36      30