Bota
Përfundon takimi dy orësh mes Trump dhe Putin
Takimi i paralajmëruar mes Trump dhe Putin ka përfunduar pas 2 orëve bisedime.
Dy orë e dhjetë minuta ka zgjatur takimi mes Presidentit të SHBA-së, Donald Trump dhe atij të Rusisë Vladimir Putin.
Mediat amerikane kanë shkruar se ky takim kishte përfunduar ndërsa ishte planifikuar të zgjasë vetëm 40 minuta, përcjell Albinfo.ch.
Takimi po ashtu ka filluar me 55 minuta me vonesë për shkak të vonesës së presidentit rus.
Donald Trump pas takimit është shprehur shkurt, “Gjithçka filloi mirë” pas së cilës pastaj të dy presidentët kanë shkuar së bashku në drekë.
.
E-Diaspora
-
Shkëlqimi shqiptar dhe eleganca e kohëve të shkuara në ekspozitën e Kristian Zefit Në këtë ekspozitë, në Rothrist (Aargau) do të paraqiten instrumenta tradicionale, artefakte etnografike dhe kostume të...
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit