Kosova

Përgjaken rrugët e Kosovës, 85 të vdekur gjatë këtij viti

Nga janari deri në gusht të këtij viti, 85 persona kanë humbur jetën në 76 aksidente

Në vitin 2017 ka pasur ngritje të aksidenteve me fatalitet. Nga janari deri në gusht të këtij viti, 85 persona kanë humbur jetën në 76 aksidente të ndryshme.

Duke krahasuar me vitin e kaluar, në periudhën e njëjtë, sipas statistikave të Policisë së Kosovës, numri është për 14 më i madh, përcjell albinfo.ch.

Gjithashtu edhe numri i të lënduarve, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ka qenë më i lartë për 387, megjithëse numri i aksidenteve ka rënë për 756 sosh, përcjell albinfo.ch.

Edhe pse Policia ka shpërndarë 55 mijë gjoba më shumë se vitin e kaluar, kjo nuk ka zbutur numrin e aksidenteve.

Edukimi i mirëfilltë dhe rivlerësimi i poseduesve të lejeve të vozitjes, nga njohësit e fushës së komunikacionit shihet si një mundësi për të arritur qëllimin.