CH-Ballkani

Përgjegjësit e masakrave dhe krimeve të luftës në Kosovë ende të lirë

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku ka përcjell me vëmendje të madhe gjykimin ndaj Ratko Mlladiqit.

Çitaku ka reaguar ndaj vendimit të Tribunalit të Hagës për burgimin e përjetshëm të Ratko Mlladiqit për krime lufte dhe gjenocid në Bosnjë, derisa përgjegjësit e masakrave dhe krimeve në Kosovë, ende nuk janë dënuar.

Ajo në rrjetet sociale u shpreh se u deshën më shumë se dy dekada që drejtësia të fitojë. “U deshën më shumë se dy dekada për të sjell drejtësi viktimave të gjenocidit në Srebrenicë”, përcjell albinfo.ch.

“Më thyhet zemra kur e mendoj dhimbjen që është dashur të kalojnë të mbijetuarit”, ka shtuar, ajo derisa ka përmendur edhe krimet e kryera në Kosovë.

“Dhemb kur e di se nuk janë dënuar shumë përgjegjës të masakrave dhe krimeve të tmerrshme në Kosovë”, ka shkruar ambasadorja Çitaku.