Bota

Përgjysmohet numri i azilkërkuesve në Austri

Numri i azilkërkuesve në Austri thuajse është përgjysmuar më 2016, por mbetet ende në një nivel të lartë, sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme, publikuar në kuadër e një debati të ashpër për një ulje të kufirit vjetor të refugjatëve. Rreth 42.100 persona kanë aplikuar për azil në Austri vitin e kaluar, ose 52 […]

Numri i azilkërkuesve në Austri thuajse është përgjysmuar më 2016, por mbetet ende në një nivel të lartë, sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme, publikuar në kuadër e një debati të ashpër për një ulje të kufirit vjetor të refugjatëve.

Rreth 42.100 persona kanë aplikuar për azil në Austri vitin e kaluar, ose 52 për qind më pak se më 2015, që shënoi kulmin e valës më të madhe të refugjatëve me 90.000 persona që ndërmorën këtë hap në vend.

Të dhënat e 2016-ës, që përfaqësojnë gati 0,5 për qind të popullsisë nacionale mbeten në një nivel të lartë, pavarësisht mbylljes së korridorit të rrugës ballkanike, bën me dije ministri i Brendshëm, Wolfgang Sobotka, në një dokument të komunikuar për agjencitë e huaja, përcjell albinfo.ch.