E-Diaspora

Periudha kur italianët në Zvicër trajtoheshin sikurse shqiptarët

Italianët dikur erdhën në numër dhe si punëtorë të mirëpritur në Zvicër. Në të njëjtën kohë, në fytyrat e tyre kundërmoi një erë e ashpër. Ata u quajtën "Tschinggen" dhe u perceptuan si "rrezik i tjetërsimit nga të huajt".

Integrimi është gjithmonë një histori personale dhe mund të rrjedhë në një apo në tjetër mënyrë. Është gjithashtu vendimtare periudha kur dikush vjen në Zvicër. Kështu ishte me italianët e viteve ’60 dhe ’70. Integrimi personal nuk ishte gjithmonë i drejtpërdrejtë.

Gjithashtu kishte ndryshim nëse dikush vinte nga veriu më i pranuar apo nga Italia Jugore që shihej me sy kritik. Gjithashtu interesante janë pyetjet: Sa Itali do të mbetet në një Sekondo dhe sa Zvicër shtohet tek ai? A mbeten në Zvicër mbi të gjitha me bashkëmoshatarët e vet apo krijojnë edhe miq nga Zvicra dhe nga kombe të tjera? Sa fuqishëm mund të emancipohet nga rregullat e familjes së ngushtë, të cilat janë ndikuar nga kultura italiane, në mënyrë që të inkorporohen rregullat e reja të vendit mikpritës të Zvicrës?

Silvia Dell’Aquila (42), studiuese që u integrua plotësisht në sistemin politik dhe institucional të Zvicrës.

E rritur në Lenzburg (AG), në një komunitet të fortë Italian, ajo u natyralizua në moshën 20-vjeçare, ka studiuar sociologjinë dhe shkencat juridike, punon si menaxhuese rajonale në Asociacionin e personelit të shërbimit publik (VPOD) dhe në Gjykatën e Punës dhe Komisionin për Pajtim. Si anëtare e PS-së, ajo është ulur në Këshillin Residencial të Aaraut dhe u kandidua pa sukses për këshillin e qytetit, por me një rezultat të respektueshëm.

Racizmin ajo e kishte ndjerë një herë. Fjala “Chingg” për te mbetet një fjalë e shëmtuar, madje edhe pasi atje dhe këtu ajo gëzon statusin e kultit.

Antonio Capuzzi (58), përfaqësues personal, i cili gjatë shumë viteve ndërtoi një mur mbrojtës kundër armiqësisë raciste.

Duke ardhur në mënyrë të paligjshme në Zvicër si një “fëmijë i fshehur”, ai për vite të tëra është mbajtur i fshehur në shtëpi, derisa fqinjët e denoncuan familjen e tij. Falë një pronari të kujdesshëm dhe shoqëror me ndikim të babait, familja nuk duhej të largohej dhe statusi i familjes u legalizua. Kjo histori la gjurmët e saj. Në të kaluarën, Antonio Capuzzi u rezistoi ngacmimeve raciste dhe konflikteve me përdorim të grushteve. Më vonë, me stërvitje intensive të arteve marciale, ai vuri një mbulesë mbrojtëse që psikologjikisht e forconte atë. Pas një karriere të gjatë në fushën e sigurimeve, për disa vite me radhë ai aktualisht është hipnotizues me ordinancën e tij. Është i integruar, por në letër ka mbetur italian.

Maurizio Robucci (48), zviceran italian, i cili e sheh Zvicrën si shtëpinë e tij, por jo si vendlindjen e tij.

Pas një karriere mjaft modeste të shkollës dhe pas disa vitesh si një autongjyrosës, ngjyrosës ndërtimtarie, punëtor fabrike dhe ndihmës në punë të përkohshme, karrierën e vazhdoi në një drjetim tjetër. Për shkak se më herët ai kishte filluar të merrej me rolin e trajnerit të futbollit dhe e kishte kuptuar se mund të merrej edhe me fëmijët, por edhe me prindërit e tyre, vendosi të orientohej në një punë sociale, duke studiuar sociololgjinë pedagogjike, duke ndihmuar të rinjtë me prejardhje të vështirë gjatë fillimit të karrierës së tyre.

Sot punon për integrimin profesional të të rriturve. Ai drejton një program me persona të papunë afatgjatë me një sfond migrimi. Ai gjithashtu drejton një kafene italiane me bashkëshorten e tij, “Petite Italie” në Aarau.

Se ky integrim social dhe profesional në vendin mikpritës mund të jetë i vështirë, Maurizio Robucci e ka përjetuar në lëkurën e tij dhe për këtë arsye, ndër të tjera, është një këshilltar me përvojë në këtë fushë.

Pietro Scalia (58), sekondo i emigruar, i cili e humbi Zvicrën në rrugën drejt përmbushjes së tij profesionale dhe për të cilin Zvicra ishte vetëm një ndalesë.

Pietro Scalia ka bërë një karrierë në Hollyëood. Për shumë vite ai ka punuar si redaktor në industrinë e filmit dhe gjithnjë me regjisorët e njohur, shkruan Televizioni shtetëror zviceran “SRF”, përcjell Albinfo.ch. Dy herë ka fituar Oskar për redaktimin më të mirë të një prerje të filmit. Me familjen e tij, ai jeton në Los Anxheles.

Pietro Scalia u rrit në Aarau në vitet ’60 dhe ’70. Dashuria e tij për filmin e ka katapultuar ate larg Zvicrës, edhe pse ai nuk kishte ndërmend të largohej nga Zvicra. Sot, tre zemra rrahin në kraharorin e tij, prej të cilave Zvicra është më larg nga të tjerat. Në letër, Scalia ka mbetur italian dhe është shndërruar në amerikan.

Integrimi – pikëpamja nga perspektiva e sotme

Italianët tashmë në Zvicër ndjehen si në shtëpi. Ata janë të integruar dhe nuk bien në sy. Në retrospektivë, integrimi i tyre duket se ka shkuar pa probleme. Shteti i Italisë ndihmoi me para për strukturat e shkollës ditore, çerdhet dhe obligimeve të tjera në integrimin e bashkëatdhetarëve të tyre në Zvicër. Emigrantët italianë sollën kulturën italiane në Zvicër: kultura e ushqimit, muzika, vespa dhe një mënyrë jetese që e bën jetën më të gjallë.

Integrimi – siç ishte me të vërtetë

Megjithatë, ky integrim nuk ka ecur mirë. Zvicra solli shumë italianë si punëtorë sezonalë. Kjo do të thotë se atyre iu është lejuar të punojnë pa ndërprerje për nëntë muaj, por më pas është dashur të largohen nga vendi për tre muaj. Dhe ata u lejuan të marrin familjet e tyre vetëm pas disa vitesh. Kjo pengoi bashkimin familjar për vite të tëra duke shkaktuar ndarjeme familjen, ndikoi në dështimin e martesave dhe prodhoi mijëra të ashtuquajtur “fëmijët ilegalë” të fëmijëve të traumatizuar të cilët ishin duke qëndruar ilegalisht në Zvicër dhe të qëndrojë i fshehur.

Për dekada të tëra, italianët në Zvicër u përballën gjithashtu me frikë nga tjetërsimi i popullsisë prej të huajve. Në një mendim të fshehur ksenofobik, në gjysmën e dytë të shekullit XX, mund të vërehet se kriminelët janë fyer si “dagos” dhe “Marronifresser”. Etërit i paralajmëronin vajzat e tyre për artet joshëse të të rinjve italianë me gjak të nxehtë.

“Më parë dukeshim sikurse sot shqiptarët dhe kosovarët”

Tempi passati (Kohë të kaluara): Italianët sot janë pjesë e kuptueshme e shoqërisë zvicerane. Tone raciste sot vuajnë personat e tjerë; nga Ballkani apo nga Afrika. “Ne ishim trajtuar sikurse sot shqiptarët dhe kosovarët,” thotë Silvia Dell’Aquila, për shembull, që jeton në Aarau si një italiane e gjeneratës së dytë. Historia po përsëritet.