Shkurt.ch

Përkujdesen në të zezë për fëmijë, për vetëm 6 CHF në orë

Sipas vlerësimeve të fundit, ka rreth 7000 punonjëse të tilla që punojnë në të zezë në Gjenevë

Gazeta “Le Matin Dimanche” ka vënë në pah një fenomen që duket se ka shënuar rritje në Gjenevë: nënat që punësojnë kujdestare për fëmijët e tyre, i paguajnë ato vetëm nga gjashtë franga në orë.

Ato janë nëna, duke përfshirë edhe banorët përtej Alpeve, në situata të vështira financiare dhe angazhojnë në të zezë kujdestare për fëmijët e tyre për një çmim shumë të ulët, njofton albinfo.ch.

Këto thirrje për punë bëhen përmes Facebook-ut dhe korrin mjaft sukses. Sipas vlerësimeve të fundit, ka rreth 7000 punonjëse të tilla që punojnë në të zezë në Gjenevë.