Të tjera

Përkujtohen tre shqiptarët e vrarë në sulmet terroriste të 11 shtatorit

Tre shqiptarët që ndërruan jetë ishin Mon Gjonbalaj, Simon Dedvukaj dhe Rrok Camaj

Në mesin e viktimave të sulmit terrorist të 11 shtatorit në SHBA, ishin edhe tre shqiptarë nga Malësia e Madhe.

Në prag të 16 vjetorit të sulmeve terroriste të 11 shtatorit në SHBA, Bashkia “Malësi e Madhe” nderoi me çertifikatë mirënjohjeje, për shembullin dhe sakrificën njerëzore në luftën e përbashkët kundër terrorizmit, tre shqiptaro-amerikanë, bij të Malësisë së Madhe, raporton “Zëri i Amerikës”.

Në ceremoninë e nderimit, të zhvilluar në Malësinë e Madhe, ishin të pranishëm edhe familjarët e viktimave, të cilët kishin ardhur nga SHBA, përcjell albinfo.ch.

Tre shqiptarët që ndërruan jetë ishin Mon Gjonbalaj, Simon Dedvukaj dhe Rrok Camaj. Ata ishin duke punuar në Kullat Binjake, kur dy aeroplanë kishin goditur këto dy kulla, duke i shkatërruar, deri në themel.

https://www.zeriamerikes.com/a/malesia-e-madhe-nderim-shqiptaro-amerikane/4021978.html#player-start-time=30.430533