E-Diaspora

Përleshje masive në Gjermani, lëndohet një person

Në përfundim të festës së qytetit, mëngjesin e hershëm të së dielës, rreth orës 05.00, në rrethinën e rrugëve “Osnabrücker Strasse/Friedhofstrasse” në Oldendorf të Gjermanisë, fillimisht është shkaktuar zënkë në mes dy personave, njofton policia gjermane, transmeton Albinfo.ch.

Në vazhdim të zënkës, numri i të involvuarëve është shtuar në dhjetë deri pesëmbëdhjetë persona.

Në mes tyre është shkaktuar përleshje masive. Gjatë kësaj është lënduar një shqiptar nga Preussisch Oldendorf. Ai është dërguar menjëherë në spitalin më të afërt në Lübbecke. Hetimet janë në rrjedhë e sipër.