Shqipëria

Përmbytet nga shiu Biblioteka Kombëtare në Tiranë

Të reshurat e shiut kanë bërë që Biblioteka Kombëtare në Tiranë të përmbytet.

Drejtuesit e Bibliotekës Kombëtare në Tiranë kanë shpallur gjendjen emergjente pasi shiu i para dy ditëve ka përmbytur katet e nëndheshme duke shkatuar dëme të konsiderueshme.

Drejtuesit e Bibliotekës thanë sejanë dëmtuar 12 mijë materiale, një pjesë e madhe e të cilave në mënyrë të pariparueshme.

“Me urgjencë janë thirrur punonjëset t’i thanin librat me tharëse, ndërsa sot u pa se librat janë dëmtuar,  çka ka bërë që Biblioteka Kombëtare të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme”, thuhet në njoftim.

Biblioteka Kombëtare thekson se nuk janë prekur mjediset ku ruhet fondi i Vlerave të rralla dhe Arkivi i librit e i periodikut shqip.