Kuzhina shqiptare
Përpeq i zbuluar
• 700 gr miell,
• ujë,
• kripë,
• 1 lugë vaj,
• 300-500 gr djathë,
• 100-150 gr mazë,
• 2-3 vezë,
• 1/2 lugë miell misri.
Përgatitja:
Varësisht nga madhësia e tepsisë, ulet brumi me ujë të vakët, kripë dhe 1 lugë vaj.
Ndërkohë, djathi troshitet, i shtohen maza, vezët , ½ lugë miell misri dhe të gjitha përzihen mirë.
Ngjeshet brumi dhe tëhollohet.
Vihet në tepsi të lyer me yndyrë dhe mazë, kurse skajet depërtojnë përtej tepsisë.
Mbi petë shtrihet djathi i përgatitur me përbërësit e tjerë, kurse skajet e petës palosen nga brenda.
Mesi mbetet i zbuluar.
Nxehet furra në 250 gradë C, futet tepsia, pastaj ulet temperatura në 200 gradë C. Piqet për 30-40 minuta.
Ju bëftë mirë!
E-Diaspora
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik” Gazeta "Die Presse" shkruan mbi librin më të ri të Lea Ypit "Die Architektonik der...
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
-
Interi, kampion, me futbollistin shqiptar Asllani: Nuk mund të kërkoja diçka më mirë
-
Evropë
Washington Post shkruan për zërin e sopranos shqiptare Ana Naqe