Lajme

Përplaset Fevziu e Basha: do ta mbyll emisionin

Lulzim Basha e ka ftuar një qytetar  në mes të emisionit “Opinion” për të folur, por këtë ftesë gazetari Blendi Fevziu e konsideroi si ndërhyrje në emision dhe kërcënoi se “do ta ndërpresë intervistën”

 

Gazetari dhe publicisti në Shqipëri, Blendi Fevziu ka kërcënuar ndërprerjen në gjysmë të intervistës me liderin opozitar Lulzim Basha, derisa ku i fundit po intervistohej në çadra, në emisionin “Opion”. Basha, derisa po intervistohej ofroi një qytetar në foltore, dhe kjo e irritoi gazetarin Fevziu.

Basha e ka ftuar qytetarin Leonard Lika nga Mati dhe i ka kërkuar atij ta thotë në mes të emisionit problemin e tij personal. Por kjo ftesë e Bashës, ishte pa miratimin e gazetarit, i cili tha se kjo është ndërhyrje në emision dhe  “do ta ndërpresë atë”. Kjo e irritoi edhe Bashën, i cli televizionin e quajti “të kapur”.

“Këtu nuk të lejoj, kjo nuk është korrekte. Zotërinë do e marr unë në emisioni, dhe këtë nuk e lejoj, do të mbyll emisionin. Z.Basha ju po përfitoni nga media, po shpërdoroni median. Z.Basha ky është shpërdorim”, i ka thënë Blendi Fevziu kreut të PD-së Lulzim Basha.

“Të lutem më lejo. Por dy minuta ore sa të thotë diçka. Kam një mesazh edhe për median e kapur, ju që i hiqni zërin qytetarëve ta dini që do jini pjesë e përmbysjes popullore që po vjen”, tha Bsha, i cili po intervistohej në çadrat e vendosur nga partia e tij në qendër të Tiranës.

Partia Demokratike nga java e kaluar, është duke protestuar duke kërkuar zgjedhje të reja. Simpatizantët janë ngujuar në tenda, në mes të qytetit duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë Rama. Ky i fundit ka thënë se qeveria e tij nuk e ka ndërmend të japë dorëheqje, sepse nuk i përshtatet agjendave opozitare.

KUJDES ! TEKSTI YNË I KOPJUAR DO TË DENONCOHET DHE RAPORTOHET. PËRPOS NËSE...

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e albinfo.ch dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://www.albinfo.ch/perplaset-fevziu-e-basha-do-ta-mbyll-emisionin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin. Redaksia e albinfo.ch.