Shkurt.ch

Përplaset me makinë për muri: Kosovari i lënduar bartet me helikopter për në spital

Kosovari 34 vjeçar nga Kantoni i Cyrihut, nga shkaqe ende të panjohura, është përplasur në një mur të një nënkalimi në qytetin Bremgarten

Një shofer 34 vjeçar i një kombi-busi (fugoni) është aksidentuar aq rëndë sa që është dashur të transportohet me helikopter për në spital.

Aksidenti ka ndodhur sot, e enjte 22 qershor pak para orës 8.30 në Bremgarten, kantoni Aargau, shkruan polizeinews.ch. Duke vozitur kombin e tij, kosovari 34 vjeçar nga Kantoni i Cyrihut, nga shkaqe ende të panjohura, është përplasur në një mur të një nënkalimi në qytetin e përmendur, transmeton albinfo.ch. Pas përplasjes në mur, makina (e firmës ku punonte kosovari) është qetësuar vetëm pasi ka përfunduar në argjinaturën e rrugës.

Menjëherë në vendin e ngjarjes ka ardhur Policia Regjinale dhe autoambulanca. Shoferi nuk ishte në gjendje të fliste dhe është dashur të nxirrej nga kabina e automjetit. Një helikopter i shërbimit të shpëtimit (Alpine Ar Ambulance) e ka marrë atë dhe e ka transportuar për në spital, përcjell albinfo.ch

Prokuroria Muri-Bremgarten ka iniciuar një hetim penal për rastin. Ajo ka küerkuar marrjen e provave të gjakut dhe të urinës të personit të lënduar.

(Foto: Kapo AG)