Kosova

Përtej qymyrit, nacionalizmit ekonomik dhe pranimit në BE

Në samitin e Sofjes duhet të bisedohet edhe tejkalimi që duhet të bëjnë vendet e Ballkanit Perëndimor nga nacionalizmi energjitik.

Nacionalizmi energjitik pengon Kosovën që të ndjekë një tranzicion të vërtetë drejt një energjie më të pastër. Kosova e mishëron këtë dilemë si asnjë vend tjetër ballkanik. Edhepse Bosnja dhe Serbia po ndërtojnë termocentrale të qymyrit, Kosova ndodhet në vendin e pestë me rezervat e linjitit në botë dhe normalisht dëshiron ta përdorë atë, shkruan euractiv.com, duke kujtuar edhe konfliktin serbo-kosovar që ndaloi për gjashtë minuta orët europiane.

Linjiti aktualisht siguron 97% të energjisë së vendit, por gjithashtu nxjerr tym më toksik sesa llojet e tjera të qymyrit.
BE ka në plan të reduktojë emetimin e gazrave toksik me 40 përqind në krahasim nga 1990. Në kohën kur vendet e Ballkanit po mundohen të kryejnë simbiozën mes ambientit, ekonomisë dhe imperativit social, nacionalizmi është ai që e pengon këtë, përcjell albinfo.ch.

Liderët europianë brenda dhe jashtë Ballkanit duhet të japin përparësi në tranzicionin energjetik dhe tejkalimin e tendencave të tyre nacionaliste, zgjerimin e rrjetit elektrik në të gjithë rajonin dhe të pajtohen me ligjet e KE.

Hapja e tregjeve të energjisë elektrike mund të zgjidh ngërçin nga nacionalizmi. Kjo duhet të jetë një ndër pikat që do diskutohet në samitin e Sofjes rreth Ballkanit Perëndimor.