Futboll

Përvojën zvicerane, Alioski po e realizon në Angli

Ekipi i Leeds United e ka filluar me këmbë të mbarë sezonin e sivjetëm.

Ekipi i Leeds United e ka filluar me këmbë të mbarë sezonin e sivjetëm, duke shënuar dy fitore të njëpasnjëshme në kampionatin “Championship” të Anglisë dhe tani renditet në vendin e dytë të tabelës së klasifikimit.

Në fitoren e ndeshjes së sotme si mysafir kundër Derby County, Leeds ka shënuar fitore të thellë me rezultat 1:4, ndërsa në mesin e  golashënuesve është regjistruar edhe shqiptari nga Maqedonia, Ezgjan Alioski i cili në minutën 64`vendosi rezultatin përfundimtar, duke shënuar një gol të bukur me kokë, transmeton Albinfo.ch.

Të përkujtojmë se Alioski karrierën e filloi tek ekipi zviceran i Young Boys, duke vazhduar në FC Schaffhausen dhe FC Lugano.

Përndryshe, ai është edhe lojtar kyç i Reprezentacionit të Maqedonisë.