Kuriozitete

Pesë rekorde për qentë

Dimri është afër fundit dhe festimet për Vitin e Ri Kinez nisin më 16 shkurt.

Në Kinë, sivjet njihet si Viti i Qenit.

Si miku më i mirë për shumë njerëzit, qentë sjellin dashuri dhe argëtim për familjet, transmeton Albinfo.ch.

Uebfaqja zyrtare Librit të Rekordeve Guinness ka publikuar disa rekorde që lidhen me qentë:

1.      Lehja më e zhurmshme nga një qen

Qeni i njohur me emrin Charlie, njihet për zhurmën e tij të madhe kur leh duke e quar në 113.1 decibel.

2.    Qeni më i gjatë i gjallë

Qeni më i gjatë i gjallë njihet me emrin “Freddy”. Ai është 1.035 metra, sipas matjes më 13 shtator 2016, në Britani të Madhe. Për ushqimin e tij duhen 5000 dollarë në vit

3.    Qeni më i vogël

Qeni më i vogël i gjallë është një Chihuahua i quajtur Milly. Ai është vetëm 9.65 centimetra i gjatë sipas matjeve në shkurt 2013.

4.    Gjuha më e gjatë e qenit

Gjuha më e gjatë e një qeni është 18.58 centimetra dhe i përket Mochit, një qen i dy pronarëve amerikanë. Gjuha e tij mban rekordin nga 25 gushti i vitit 2016.

5.     Bishti më i gjatë i qenit

Qeni me bishtin më të gjatë është Keoni. Ai më 18 gusht 2015 kishte thyer rekordin me bishtin e tij të gjatë 76.8 centimetra.