Sport

Petkoviq flet për kosovarët e Zvicrës

Vladimir Petkoviq ka thënë se nuk ka bindur askënd që të vazhdojë me Zvicrën

 

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Zvicrës, Vladimir Petkoviq ka deklaruar se nuk ka pasur nevojë të bind asnjë kosovarë që të vazhdojë me përfaqësuesen zvicerane.

Në konferencën e mbajtur para ndeshjeve kualifikuese për Botërorin 2018, Petkoviq është pyetur rreth vendimit të futbollistëve kosovarë që të vazhdojnë me përfaqësimin e Zvicrës, shkruan albinfo.ch.

Ai ka deklaruar se nuk ka pasur nevojë të bind asnjërin prej tyre. “Nuk kam pasur nevojë ta bind askënd që të vazhdojë me ne”, ka deklaruar Petkoviq.

Valon Behrami, Granit Xhaka, Shani Tarashaj ditë më parë u përfshinë në ekipin e Zvicrës për ndeshjet e ardhshme duke i dhënë fund dilemës se ata do të largohen nga Zvicra për të përfaqësuar Kosovën. Në këtë listë mungoi Xherdan Shaqiri, për shkak të lëndimit, por as ai nuk do të largohet nga Zvicra.