Futboll

Behrami nuk do të jetë më pjesë e Zvicrës

“Është një vendim politik”, ka thënë Behrami në intervistë. Petkoviq e ka ftuar Behramin në një takim të hënën pasdite, ku i ka thënë se nuk mbështetet më tek ai

E përditshmja ‘Blick’ ka dhënë lajmin shokues se Valon Behrami nuk do të jetë më pjesë e Përfaqësueses së Zvicrës.

Siç raporton “RSI”, trajneri Vladimir Petkoviq e ka përjashtuar nga Kombëtarja, përcjell albinfo.ch.

“Është një vendim politik”, ka thënë Behrami në intervistë. Petkoviq e ka ftuar Behramin në një takim të hënën pasdite, ku i ka thënë se nuk mbështetet më tek ai. “Mendova se do të ishte një thirrje mirësjellje. Në vend të kësaj, ai më nxjerr nga dera”, ka vazhduar tutje 33-vjeçari.

Më tutje mesfushori shqiptar ka shtuar: “Gjesti me shqiponjë i Xhakës dhe Shaqirit na ka shqetësuar”.

Ishte menduar se ai do të vazhdonte të ishte pjesë e Zvicrës. Gjithashtu të prekur nga vendimi janë edhe Johan Djourou, Gelson Fernandes dhe kapiteni Stephan Lichtsteiner. Të gjithë nuk janë në planet e Petkoviqit.

Behrami ka postuar edhe një shkrim të shkurtë në “Twitter”, duke thënë se karriera ndërkombëtare me Zvicrën ka përfunduar.

Më vonë Petkoviq ka folur për mediat. “Është një vendim sportiv”. Ai dëshiron përtrinte ekipin në prag të Ligës së Kombeve, derisa nuk ka komentuar për largimin e Djourou, Gelson dhe Lichtsteiner.