Jeta në Zvicër

Pezullohet linja Cyrih-Nish

Nga 8 janari, kompania ajrore zvicerane “Germania” do të pezullojë linjën e drejtpërdrejtë mes Nishit dhe Cyrihut, u konfirmua nga aeroporti i Nishit.

“Germania” krijoi një linjë të drejtpërdrejtë nga Nishi në Cyrih më 23 qershor të këtij viti, me dy  fluturime në javë.

Nga ana tjetër, linja ajrore “Suisse Airlines”, e cila ishte e datës 2 prill 2017, prezantoi një fluturim direkt Nish-Cyrih, njofton futjen e një fluturimi të tretë javor gjatë sezonit të verës 2018, e cila realizohet nga fundi i marsit deri në fund të tetorit, përcjell albinfo.ch.

Mediat raportojnë se “Germania” ka vendosur të shfuqizojë vijën mes Zyrihut dhe Nishit për shkak të profitabilitetit.

Ajo gjithashtu thekson se “Germania” fluturimet në fakt do t’i ndërpresë nga 27 tetori, kur zyrtarisht përfundon orari i fluturimeve verore, por kompania do të mbajë disa nisje në periudhën nga 22 dhjetori deri më 8 janar në rast të rritjes së kërkesës për shkak të pushimeve.