Bota

Pezullohet Shengeni në Itali

Italia ka marrë vendim që të pezullojë për 20 ditë Shengenin. Pra, ky vendim do të vlejë deri më 30 maj

Nga 11 deri më 13 maj në Itali po mbahet takimi i ministrave të financave të G7 në Bari, derisa më 26 e 27 maj do të mbahet takimi i liderëve të shtatë vendeve më të industrializuara të globit në Taormina.

 

Duke marrë parasysh rrezikun nga terrorizmi dhe historinë aspak të mirë të këtij eventi, Italia ka marrë vendim që të pezullojë për 20 ditë Shengenin. Pra, ky vendim do të vlejë deri më 30 maj.

 

Ky vendim pritet të shkaktojë kaos në pikat kufitare dhe radhë të gjata, bëjnë të ditura mediat shqiptare.

 

Qeveria italiane i bën thirrje pasagjerëve që ti drejtohen pikave të kalimit kufitar, përfshirë këtu edhe aeroportet, më herët seç parashikohet, për të shmangur kështu vonesat, përcjell albinfo.ch.