Bota

Pezullohet vendimi për ndalimin e burkinit

Pezullimi i këtij urdhri vlen për të gjitha komunat në Francë, në total rreth 30 të tilla, pjesa më e madhe në rivierën franceze, ndaluan kostumin e mbuluar të banjës

Gjykata më e lartë Administrative në Francë, pezulloi vendimin e Gjykatës së Nicës për ndalimin e Burkinit, kostumit të mbuluar të banjës, veshje karakteristike e grave myslimane.

 

Gjykata e konsideron vendimin e gjykatës së Nicës dhunim të pastër të të drejtave themelore të njeriut, përfshirë edhe lirinë e besimit, shkruan albinfo.ch.

 

Pezullimi i këtij urdhri vlen për të gjitha komunat në Francë, në total rreth 30 të tilla, pjesa më e madhe në rivierën franceze, ndaluan kostumin e mbuluar të banjës.

 

Grupet për të drejtat e njeriut dhe shoqatat kundër islamofobisë, kundërshtuan fort vendimin dhe e dërguan në Gjykatën e Lartë Administrative. Vendimin e kësaj të fundit, e përshëndeti edhe Amnesty International.

 

Fotot e një gruaje myslimane që detyrohet nga 4 oficerë të heqë burkinin, bënë xhiron e mediave botërore dhe hap një debat publik në Francë. Rreth çështjes u shpreh edhe ish-Presidenti francez, Nikolas Sarkozy, i cili lajmëroi sërish kandidaturën e tij në krye të Elizesë. Sorkozy tha se duhet të ketë një ligj që e pengon përdorimin e kësaj veshjeje në plazhe.

 

Të shumtë ishin ata që pas kësaj deklarate, e krahasuan presidentin francez me lideren e Frontit Nacional, Marine Le Pen.