Kultura

Piktorët Sylejmani dhe Hajdari në një ekspozitë të përbashkët

Në Dietikon, të premten mbrëma është hapur ekspozita e dy artistëve shqiptarë që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër, Kushtrim Sylejman dhe Avdi  Hajdari. Ata kishin zgjedhur atelenë e tyre që tash e tutje do të shërbejë si një qendër e artit bashkohor në Cyrih

  • Foto Visar Kryeziu

  • Foto Visar Kryeziu

  • Foto Visar Kryeziu

  • Foto Visar Kryeziu

  • Foto Visar Kryeziu

  • Foto Visar Kryeziu

  • Foto Visar Kryeziu

  • Foto Visar Kryeziu

  • Foto Visar Kryeziu

  • Foto Visar Kryeziu

Edhe pse ishte një ekspozitë e përbashkët, megjithatë temat që kishin trajtuar Kushtrimi Sylejmani dhe Avdi Hajdari ishin të ndryshme. Njëri ishte marrë më shumë me temën sociale në botë, kurse tjetri me nostalgjinë për të kaluarën por me shikim për të ardhmën.

Pikërisht për këtë të fundit, për nostalgjinë e fëmijërisë së tij, Kushtrim Sylejmani tha se në këto piktura ka paraqitur portrete gjegjësisht publikun përmes pamjes së lojërave kompjuterike që vet i kishte përdorur në fëmijëri, me  thjeshtësinë e pamjes së lojërave që ishin në atë kohë.

Deri më tash Kushtrimi kishte ekspozuar punimet e tij në tri ekspozita personale, kurse kjo në Dietikon është ekspozita e tij e dytë personale në Zvicër. Kushtrimi kishte ekspozuar edhe në Kosovë, në Galerinë e Ministris së Kulturës në vitin 2011.

Artisti kosovar, Kushtrim Sylejmani thotë se nuk dëshiron që të ketë gjithmonë një stil apo temë të caktuar në pikturat e tij , por ato, sipas tij, duhet  të ndryshojnë ashtu si vet njeriu që ndryshon gjatë kohës.

„Ashtu si njeriu që zhvillohet gjatë kohës  edhe veprat e mia do të zhvillohen, unë nuk jam piktor që dua ta kem vetëm një stil, por i dua eksperimentet dhe provoj gjëra të reja,  gjithmonë në trend me kohën. Prej momentit që djali im Froni, ka luajur me lojëra kompjuterike, mua më është kujtuar fëmijëria ime dhe lojërat e mia, edhe unë i kam pasur të ngjashme, mirëpo grafika e videolojërave në kohën time dhe në kohën e tij është e ndryshme. Tash këto videolojëra janë në 3D, kurse në kohën time kanë qenë me grafikë shumë të thjeshtë. Ekspozita ime sot tregon nostalgjinë, dhe dua të tregoj momentet më të mira të jetës time si fëmijë.“, tha Kushtrimi.

Ndryshe, ai thotë se është piktor që i do eksperimentet, dhe nuk i përket atyre që e kanë vetëm një stil të artit deri në vdekje.

„Zakonisht si çdo artist që ka nevojë për publikun, edhe unë në pikturat e mia kam potretizuar publikun tim, kjo krejt lidhet me nostalgjinë time për fëmijërinë. Unë kam marrë pjesë me 17 punime në Galerinë që e kemi ndarë me Avdinë duke përzgjedhur secili piktuarat për t’i ekspozuar. “, tha piktori Sylejmani.

Artsiti dhe piktori Avdi Hajdari ia kishte kushtuar punimet një fushe tjetër, e cila trajton problemet sociale në botë.

Në të gjitha pikturat e Avdisë, mund të hasësh në struktura të ndryshme ku përveç ngjyrës mund të gjesh edhe rroba, që i përshtaten pikërisht profilit që i përket artisti.

„Unë kam marrë pjesë në shumë ekspozita. Që nga viti 2004 jam vazhdimisht shumë i angazhuar në ekspozita dhe në punën time në fushën e artit. Në këto punime këtu kam paraqitur „kutinë e zezë“ të cilën mund ta gjeni edhe në aeroplane apo anije, ku regjistrohet çdo gjë. Unë me këtë nuk dua të shtyj njerëzit të mendojnë për vdekjen, por njerëzit të mendojnë për durimin, tolerancën, për ndihmën për të cilën njerëzit kanë nevojë. Përmes „kutisë së zezë“, unë dua të tregoj të vërtetën,  sepse shumë familje kanë humbur të afërmit e tyre, më të dashurit e tyre dhe „kutia e zezë“ ka informacionet, që do të thotë të mos ndërpriten hetimet deri sa të zbulohet e vërteta“ thotë artisti Avdi Hajdari.

Hajdari në punimet e tij sjell shqetësimin për problemet sociale në gjithë globin, e jo vetëm për shqiptarët.

Në ditën e hapjes së ekspozitës, dy artistët shqiptarë që punojnë së bashku në këtë atele/galeri ku u mbajt dhe ekspozita, thanë se  mendojnë që në të ardhmen të kenë edhe ekspozita të tjera, duke prekur dhe paraqitur fusha të tjera të artit, pra jo vetëm pikturën por edhe me instalacione dhe forma tjera të artit bashkkohor.

Gjithashtu artistët Kushtrimi dhe Avdiu treguan se kjo atelie do të jetë një Qendër për Art Bashkëkohor, të cilën mund ta shfrytëzojnë edhe artistët e tjerë.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 15.12.2015 në Theater Dietikon, që gjendet në adresën: Bremgartenstrasse 23, 8956 Dietikon