Bota

Piloti hero: Ul aeroplanin në erëra të forta

Erërat e forta kanë përfshirë shumë vende të Evropës, njërën ndër to, edhe Holandën.

Pilotët e kanë pasur shumë vështirë t’i kryejnë aterrimet, megjithatë, nuk kanë munguar pilotët hero, shkruan albinfo.ch.

Një i tillë ka ulur aeroplanin me 70 pasagjerë në erëra shumë të forta, por edhe përkundër vështirësisë e ka ulur pa asnjë dëm, dhe asnjë të lënduar.

Piloti ka qenë në krye të një udhëtimi që kishte për destinacion aeroportin “Schiphol” të Amsterdamit, por kushtet e motit jo vetëm që nuk ishin nga më të përshtatshmet, por mund të konsiderohen si ndër më ekstremet.

Aeroplani ka qenë duke ‘luftuar’ kundër erërave me shpejtësi mbi 110 km në orë dhe kishte 70 pasagjerë në bord.

Pamjet e regjistruara tregojnë për vështirësitë në të cilat hasi piloti, i cili në fund ka marrë shumë urime.