Bota

Piloti që shpëtoi pasagjerët nga stuhia “Hervart”

Stuhia “Hervart”, e shoqëruar me erë të fuqishme dhe reshje të rrëmbyeshme të shiut, shkaktoi kaos të vërtetë në Gjermani. Disa pilotë duhej të provonin aftësitë e tyre.

Njëri prej tyre është kapiteni i “Etihad A330”, i cili në çastin e parë duhej të anulonte uljen, edhe pse dy rrotat e aeroplanit tashmë ishin në pistë! Për fat të mirë, ai arriti të ngrejë aeroplanin që lëkundej si një gjethe nga era dhe me sukses u ul në përpjekjen e dytë, përcjell albinfo.ch.

Hidhni një sy kësaj uljeje të pabesueshme, por edhe gjendjes së avionëve të tjerë të penguar nga era në Dusseldorf.