Kuriozitete

Pinguinët në rrezik për shkak të sezonit “katastrofë”

Të gjithë përpos dy pinguinë të vegjël të llojit Adelie kanë vdekur për shkak të urisë në një koloni në lindje të Antarktikut, në një sezon që po konsiderohet si “katastrofë” nga ekspertët.

Kjo erdhi si pasojë e akullit të shumtë në këtë sezon, që nënkupton se pinguinët e rritur duhet të udhëtojnë më shumë për ushqim. Ky ishte sezoni i dytë më i keq në pesë vjet pasi në vitin 2015 nuk kishte mbijetuar asnjë pinguinë, shkruan albinfo.ch.

Grupe të caktuara po bëjnë thirrje për veprime urgjente në mbrojtje të 36 mijë pinguinëve.

Sipas “World Wide Fund for Nature”, nëse do të ndalej peshkimi në këtë pjesë do të eliminohej gara pinguinëve dhe do të sigurohej mbijetesa e specieve të Antarktikut, përfshirë pinguinët Adelie.