Kultura

Pirgu mahnit Barcelonën, disa minuta duartrokitje

Rolet e dy protagonistëve në historinë më të famshme të dashurisë së William Shakespearet, kanë ardhur nën interpretimin e Saimir Pirgut dhe Aida Garifullinas

Disa minuta ka zgjatur duartrokitja në Barcelonë, pas interpretimit të tenorit shqiptar Saimir Pirgu në Teatro del Liceu më 17 shkurt.

Rolet e dy protagonistëve në historinë më të famshme të dashurisë së William Shakespearet, kanë ardhur nën interpretimin e Saimir Pirgut dhe Aida Garifullinas.

“Romeo” ka publikuar në Facebook një video nga kjo mirëpritje e publikut katalonas.

Siç shkruan “Top-Channel”, Pirgu ka thënë në intervistën e tij se “pjesa është e bukur dhe se ka diçka naive në të”.

Shfaqja do të vazhdojë të paraqitet para publikut në Barcelonë edhe për disa ditë.

https://www.facebook.com/saimirpirguofficial/videos/1830074473669536/