Kuzhina shqiptare
Pitalka ramazani
• Miell,
• Maja,
• Kripë,
• Djathë ose gjizë,
• Vezë,
• Suxhuk,
• Pak gjalpë.
Përgatitja:
Zihet brumi me miell, maja, kripë, sikurse brumi i bukëve të vogla mrume.
Ena vendoset në vend të ngrohtë që të vijë brumi dhe të dyfishohet për dy orë.
Nga brumi i përgatitur hidhet me lugë në tavolinë të përmiellur, pastaj kuleçët ngjeshen sa të mos ngjitet brumi për duar.
Pitalkat hollohen, vendosen në pecetë të pastër dhe mbulohen që të qëndrojnë 20 min.
Vezët tunden, u shtohet djathi i troshitur dhe mëlmesa sipas dëshirës.
Pitalkat vendosen me kujdes në tepsi të nxehur dhe të përmiellur.
Në mes hapen pak dhe nga masa e përgatitur e djathit, qiten nga dy-tri lugë, u hidhet susam ose farëza të zeza, pastaj futen për t’u pjekur në furrë të nxehtë me temperaturë 220 gradë C për 15 minuta. Shërbehen të nxehta.
Mbi pitalka mund të hidhet mish i bluar, i fërguar me qepë dhe mëlmesa, speca, suxhuk i prerë në rrathë ose lagen me ujë dhe hidhen farëza. Shërbehen të nxehta.
Ju bëftë mirë!
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës në këtë shtet Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dy trena janë bllokuar në tunelin midis dy stacioneve Të mërkurën në mëngjes pati një ndërprerje në trafikun hekurudhor midis Cyrih-Hardbrücke dhe Cyrih-Oerlikon....
-
Zvicër: Ndërrimi i motit shqetëson bletarët
-
Bankat zvicerane kërkojnë më pak staf
-
Thun dëshiron të ulë taksat
-
Tonelata naftë derdhen në liqenin e Zug-ut