Kuzhina shqiptare
Pite me kungull
Pitja është një nga gatimet tradicionale më të njohura të kuzhinës shqiptare, e shërbyer në pothuajse çdo rast. Receta me kungull që po ju paraqesim me poshtë mund të shërbehet si e ëmbël (duke i shtuar 3 lugë sheqer), ashtu dhe e kripur (duke shtuar pak djathë të bardhë sipas dëshirës).
• 15 petë të gatshme (nëse doni, mund t’i përgatisni vetë),
• 1 kg tul kungulli,
• 300 ml qumësht (rreth 2 filxhanë; 1 filxhan për harxhin e byrekut dhe 1 filxhan për të spërkatur petët),
• 300 gr gjalpë,
• 3 vezë,
• 1 lugë miell,
• kripë.
Përgatitja:
Grijmë tulin e kungullit në rende me pjesën më të trashë të saj.
Në një tenxhere, shkrijmë rreth 200 gr gjalpë dhe shtojmë kungullin, duke e gatuar në zjarr të ulët për rreth 30 minuta, në këtë mënyrë kungulli do të zbutet dhe do t’i avullojë lëngu i tepërt.
Në një tas rrahim vezët, shtojmë qumështin, miellin, pak kripë, 100 gr gjalpë të shkrirë paraprakisht në mikrovalë dhe kungullin duke i përzierë shumë mirë. Ky është harxhi me të cilën do të mbushet pitja.
Lyejmë me pak gjalpë tepsinë ku do të vendosim piten, shtrojmë 5 peta duke i spërkatur çdo njërën prej tyre me pak qumësht, shtojmë gjysmën e harxhit me kungull, 5 peta të tjera (të spërkatura me qumësht), harxhin e mbetur dhe e përfundojmë piten me 5 petat e fundit. I kthejmë anët byrekut, hedhim mbi të qumështin e mbetur dhe e pjekim në furrë të ngrohtë në 200°C për rreth 30 minuta.
Ju bëftë mirë!
E-Diaspora
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman Autorja prezanton në bibliotekën "Pestalozi", në Cyrih romanin e saj të sapobotuar "Die Töchter des...
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale Parashikimet e Institutit për Studimin e Borës dhe Orteqeve (SLF) tregojnë gjithashtu se periudha me probabilitetin...
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën