Sport

Pjesëmarrja e Shaqirit është e pasigurt në olimpiadë

"Unë mendoj se Bayerni nuk do të më lejojë të shkoj", deklaron Xherdan Shaqiri

Edhe pse FIFA ka marrë vendim që klubet duhet t’i lirojnë futbollistët që të luajnë për ekipet e tyre kombëtare gjatë Lojërave Olimpike Verore Londër, korrik-gusht 2012, pjesëmarrja e Xherdan Shaiqirit është e pasigurt. Me dy tituj në çantë, Shaqiri do të transferohet verës në Bayern. Vëllai i tij, Erdini tashmë është në kërkim të një banese në Munih, shkruan Blick.

Por, për të sqaruar pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike në Londër, Shaqiri në javët ne vijim duhet të bisedojë me bosët e Bayern- it.

“Unë do të doja të jem në olimpiadë. Por unë tashmë jam me një klub të ri, dhe duhet integrohem dhe të tregojë gatishmëri”, ka deklaruar Shaqiri

Superylli shqiptar Xherdan Shaqiri është treguar skeptik se do të lejohet pjesëmarrja e tij në olimpiadë.

“Unë mendoj se Bayerni nuk do të më lejojë të shkoj. Por ne së shpejti do ta shqyrtojmë këtë çështje dhe do ta diskutojmë me ata që janë përgjegjës “, tingëllon jo optimist Shaqiri.