Bota

“Plaçkitje e ëmbël” e vozitësit nga Maqedonia me çokollata Milka

Një vozitës kamioni 54-vjeçar nga Maqedonia, i cili në Sittensen të Gjermanisë është ndalur për një pauzë të shkurtër, pasditen e së martës është hetuar në një shitore duke vjedhur dhjetë çokollata “Milka”, shkruajnë mediat gjermane, përcjell Albinfo.ch.

Detektivi i shitores e kishte vëzhguar me kohë vizitorin e shitores dhe më vonë e ka dërguar në zyrën e saj.

Gjatë kontrollit të valixhes së tij, është konstatuar se ai paraprakisht, një plaçkitje të ngjashme e kishte realizuar në një shitore në afërsi. Edhe atje, shtetasi maqedonas kishte vjedhur dhjetë çokollata “Milka”.