E-Diaspora

Plagosen dy shqiptarë në Poitiers të Francës

Mëngjesi i së mërkurës ka qenë i kobshëm për dy mërgimtarë në Francë. Ata janë plagosur rëndë, pasi u therën me thikë në qytetin francez universitar të Poitiers.

Mediat lokale shkruajnë se dy të dyshuar nga Afrika Veriore, të cilët nuk ishin banorë të Poitiers, u arrestuan nga policia, përcjell albinfo.ch.

“Dëgjova njerëz që po ziheshin”, ka thënë një dëshmitar duke shtuar: “Unë nuk e kuptoj se çfarë thanë ata, sepse kishin theks të fortë. Flisnin me zë të lartë. Kam dëgjuar një makinë apo një skuter që u largua. Më pas, një grua thërriste emrin e një personi të plagosur”.

Megjithatë ende nuk dihen arsyet e këtij incidenti.