Lajme

Plagoset Azem Vllasi, jashtë rrezikut për jetë   

Vllasi po i bëhen ekzaminime mjekësore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe se është jashtë rrezikut për jetë  

Azem  Vllasi, avokat dhe ish udhëheqës i Krahinës Autonome të Kosovës, është plagosur sot me armë zjarri në afërsi të banesës së tij në Prishtinë.  Plagosjen e tij me armë  zjarri e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës. Ndërsa sipas njoftimeve zyrtare,  ai po i bëhen ekzaminime mjekësore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe se është jashtë rrezikut për jetë.

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar njofton se në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare e Kosovës, pas orës 8:00 të mëngjesit të sotëm, , është pranuar për trajtim një pacient si pasojë e plagosjes me armë zjarri në krah.

“Shërbimi Spitalor Klinik Universitar (SHSKUK)  njofton se  në Klinikën  Emergjente të Qendrës Klinike Universitare e Kosovës, pas orës 8:00 të mëngjesit të sotëm, , është  pranuar për trajtim një pacient si pasojë e plagosjes me armë zjarri në krah. I plagosuri menjëherë ka marrë ndihmën mjekësore nga ana e mjekëve të Klinikës Emergjente dhe është jashtë rrezikut për jetë. I njëjti është dërguar për ekzaminim me Tomografi të kompjuterizuar (CT)  dhe pas ekzaminimeve pritet të ndërmerren masat e  nevojshme për trajtim të mëtejmë shëndetësorë”, thuhet në njoftimin spitalor.

Azem Vllasi më 1974 ishte zgjedhur kryetar i organizatës së rinisë së Jugosllavisë. Pastaj ka vazhduar me pozitat me të larta në ish-Jugosllavi dhe Kosovë. Në vitet e 80-ta ishte kryetar i ish – Krahinës Autonome të Kosovës 1985-1988. Vllasi ishte i burgosur politik, ndërsa pas luftës së fundit në Kosovë ka qeneë analist politik dhe avokat.

Ndërkohë bëhet e ditur, se Vllasi nuk është sulmuar për shkak të kaluarës së tij, por për çështje avokatie.