Autotech

Planet e Apple për teknologjinë e ardhshme

Kjo teknologji do të vijë më 2019 për të ndihmuar më shumë në teknologjinë e Realitetit të Shtuar

Apple raportohet se tashmë ka nisur të mendojë për gjeneratën e re të iPhonet dhe për teknologjitë që do të vijnë në të ardhmen.

Sipas “Fortune”, Apple po përgatit një senzor të ri që do të vijë në pjesën e pasme të iPhonet. Kjo teknologji do të vijë më 2019 për të ndihmuar më shumë në teknologjinë e Realitetit të Shtuar.

“Face ID”, teknologjia për skanimin e fytyrës te iPhone X, është mashtruar, ndërsa tani thuhet se Apple do të përmirësojë specifikën e re, duke mundësuar që të mos ketë mashtrim as me maskat e printuara 3D.

Së fundmi, Apple njoftoi se ka shtyrë lansimin e “HomePod”, zmadhuesit të zërit që punon me asistentin personal Siri. Po ashtu kjo kompani u kthye në vendin e parë të pajisjeve që barten, javën e shkuar.