Bota

Planifkonte vrasje masive, arrestohet shoku i atentatorit të Munihut!

Veç tjerash ai ka pranuar tashmë ka pasur kontakte me autorin e sulmit në Munih të bërë javën e kaluar

Një 15 vjeçar nga rrethi i Ludwigsburgut, Gjermani është arrestuar të mërkurën për përgatitjet që ka bërë për një sulm “amok”. Policia ka bërë të ditur se personi në fjalë ka përhapur përmes internetit komunikata që jepnin të kuptohej se kishin të bënin me një sulm vrasës, shkruajnë mediat gjermane.

Veç kësaj, ai ka pranuar tashmë se ka pasur kontakte me autorin e sulmit në Munih të bërë javën e kaluar.

Tash për tash prokuroria përjashton ndonjë sfond terrorist të 15 vjeçarit, përcjell albinfo.ch. Por, ai besohet se kishte planifikuar realizimin e një sulmi “amok” në shkollën ku ndiqte mësimet.

Pas arrestimit, i riu i përmendur është dërguar në një ent psikiatrie për të rinjtë.