Fun
Platforma gjermane synon t’u gjejë punë refugjatëve
Një kompani po bën përpjekje për të zvogëluar hendekun mes refugjatëve dhe gjermanëve nëpërmjet një platforme online, në të cilën emigrantët mund të gjejnë punë dhe punëdhënësve të gjejnë punëtorë.
www.MigrantHire.com është themeluar nga refugjatët e gjermanët dhe mirëmbahet nga pesë vullnetarë, të vendosur në rrethin e Kreuzberg të Berlinit. Tashmë janë regjistruar rreth tetë mijë refugjatë që kërkojnë punë, njoftojnë mediat nga Berlini, përcjell albinfo.ch.
Website ndihmon refugjatët që të përgatisin biografitë sipas standardeve gjermane dhe të lidhur me kompanitë, shërbimi është falas.
Një nga themeluesit, Hussein Shaker, nga qyteti sirian Aleppo, i cili ka studiuar IT, por kur mbërriti në Gjermani, ai nuk mundi të gjejë një punënë këtë sektor. Partner në projekt është biznesmeni norvegjez, Remy Soft, duke thënë se “nuk është e lehtë refugjatët t’i lënë pas tyre, por ata duhet të gjejnë një punë”.
Sipas një studimi nga Agjencia Federale Gjermane për Migracionin dhe Refugjatët, vetëm 13 për qind e azilkërkuesve gjetën punë në dy vjetët e para të mbërritjes në vend, në vitin e tretë kjo përqindje është 22 dhe në të katërtin 31 për qind.
E-Diaspora
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024” Gjermani: Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, së bashku me kryeministrin e Republikës së...
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
-
Interi, kampion, me futbollistin shqiptar Asllani: Nuk mund të kërkoja diçka më mirë